E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta rithehet bashkë me kampin e verës në Jalë
Politikë

Meta rithehet bashkë me kampin e verës në Jalë

Kampi i përvitshëm i verës në Jalë do të rikthehet sërish ditën e hënë për anëtarët dhe përfaqësuesit e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë nën emrin Partia e Lirisë.

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka lajmëruar në rrjetet sociale se të gjitha “janë gati për në Jalë”.

“Një e shtunë në paqe dhe gati për në Jalë”, ka shkruar Meta krahas një fotoje në rrjetetn sociale, ku ka dalë bashkë me deputetin e PL-së, Petrit Vasili.

Panorama mëson se kampi në Jalë do të nisë të hënën dhe do të mbahet për pesë netë dhe gjashtë ditë, ku të rinjtë dhe të rejat, anëtarë të Partisë së Lirisë, organizojnë diskutime mbi tema të ndryshme, por edhe momente argëtuese.

***

Meta zgjedh bregdetin për fundjavë! Publikon foton e veçantë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte zgjedhur që fundjavën ta kalojë në plazh.

1

Ai publikoi në rrjetin social Facebook, një foto në bregdet ku shfaqet pranë një vogëlusheje.

Krahas postimit, Meta i uron ndjekësit për një fundjavë të mbarë.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë shumëngjyrëshe për fëmijët tuaj!

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.