E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me 6 të plagosur në Shkodër
Lajme

Aksidenti me 6 të plagosur në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë” në fshatin Beltojë. Nga përplasja e tre automjeteve me shoferë shqiptarë, malazez dhe kosovarë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një apel për gjak 0 pozitiv për njërin prej të plagosurve i cili ndodhet aktualisht në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Kushdo që ka mundësi të kontaktojë numrin e mëposhtëm për të dhuruar gjakun e nevojshëm dhe për të shpëtuar jetën e të plagosurve.

Apeli për ndihmë:

Pershendetje ju lutem mund ta publikoni kete aksidentin qe ka ndodh ne shkoder kane nevoje per gjak 0 pozitiv nr i kontaktit 0692887161 ndodhen ne spitalin e shkodres

Njoftimi i policisë për aksidentin

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.