E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U pezullua për doping, reagon shtangistja Evangjelia Veli: Jam e pastër…
Lajme

U pezullua për doping, reagon shtangistja Evangjelia Veli: Jam e pastër…

Elez Gjoza gënjeshtar dhe… racist!

Pas pezullimit nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nga çdo aktivitet deri në pritje të testit B për Evangjelia Velin dhe prononcimit të Elez Gjozës, ka ardhur edhe reagimi i peshëngritëses. Veli ka dhënë versionin e saj për këtë situatë, ndërsa ka shpërthyer ndaj kreut të FSHP-së, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të tij.

1

PËRGJIGJJA NDAJ ELEZ GJOZËS

Evangjelia fillimisht mohon të ketë përdorur substanca të ndaluara, ndërsa shprehet se po abuzohet shumë me gjithë këtë situatë. Ajo akuzon Elez Gjozën për nxjerrjen e një vendimi konfidencial dhe jopërfundimtar.
“Për sa i përket kësaj situate, po flitet shumë, por askush nuk po i thotë siç janë realisht gjërat.

Evangjelia nuk ka marrë asnjë ampulë, që sipas presidentit Gjoza qenka shkaku që unë kam rezultuar pozitiv.

Nëse presidenti i federatës donte të zbatonte ligjin, sikurse duhet të bëjë si president dhe jo të thotë gënjeshtra, dokumentacionet të cilat kanë vajtur në federatë e thonë qartë se bëhet fjalë për një informacion konfidencial dhe nuk duhej bërë publik deri në momentin sa të dalë vendimi përfundimtar, për shkak se nuk bëhet fjalë për një vendim final.

Këtë e ka bërë të qartë vetë federata botërore, që nuk duhet të shpallej asgjë deri sa të dilte vendimi i plotë dhe i detajuar me të gjitha shpjegimet, për shkak se unë e kam dërguar në gjyq.

Por ky njeri edhe një herë vazhdon të tregojë se nuk e do sportin, se nuk i do femrat dhe se sa racist i madh është.

Një njeri që gjithmonë është munduar të më luftojë, të më nxjerrë pengesa dhe të më mbyllë rrugët”, deklaron 30-vjeçarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.