E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evis Berberi skualifikon 5 kompani/ 400 MLN LEKË tender oligarkut Paqësor Buzi
Publik News

Evis Berberi skualifikon 5 kompani/ 400 MLN LEKË tender oligarkut Paqësor Buzi

Evis Berberi, titull-zari Belinda Ballukut ka nisur shpërndarjen e parave publike me tenderat e mirëmbajtes së rrugëve. Këto lloj procedurash publike janë ato që njihen ndryshe edhe si qokat e oligarkëve më pranë qeverisë.

I radhës që ka qërasur Berberi me paratë e popullit është Paqësor Buzi.

Kompania e tij GPG Company është shpallur fituese në tenderin e mirëmbajtjes së Urës së Gjormit-Brataj-Ura e Laskos duke skualifikuar 5 kompani të tjera për disa kritere specifike. Njëri prej kritere që ka skualifikuar shumicën e kompanive është mungesa e një drejtuesi teknik.

Tenderi është shpallur me Flamur të Kuq për Skualifikim të të Gjithë Operatorëve Konkurrues Përveç Fituesit.

Buzi ka ofruar ofertën e dytë më të lartë pranë Fondit Limit duke u shpallur fitues nga Berberi, ofertë që shkon mbi 388 MLN LEKË me TVSH.

Oligarku është përfitues i shumë miliardave të parave publike me anë të tenderave me shkelje dhe nuk është vënë kurrë në subjekt hetimi nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.