E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria liron nga akuzat qytetarin: Ishte i nervozuar!
Lajme

Prokuroria liron nga akuzat qytetarin: Ishte i nervozuar!

I theu këmbët policit për një gjobë makine

Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

Por, edhe pse polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët, dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje, akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit. Bëhet me dije se në mbyllje të hetimeve Ermal Muçolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë, pasi akuza tjetër “plagosje e rëndë me dashje”, nuk u gjet e provuar.

Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Gjatë bisedës mes të dyve, efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Më pas, Ermal Muçolli është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur: Pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba? Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kokë.

Më pas e qëlloi me grushte e shkelma. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj, i cili theu këmbën e u dërgua menjëherë në spital. E pavarësisht se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, Prokuroria nuk e ka faktuar dot dhunën ndaj efektivit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.