E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet denoncimi i Dritan Muskurtit 5 ditë para se të vritej: Vëllai im mban një armë
Publik News

Zbulohet denoncimi i Dritan Muskurtit 5 ditë para se të vritej: Vëllai im mban një armë

Arsen Muskurti nuk ka shprehur asnjë pendesë për vrasjen e vëllait të tij Dritan Muskurti, i njohur edhe me emrin Alban, 44 vjeç dhe bashkëshortes Nora, 33 vjeçe.

“Jam paraqitur në komisariat me vullnetin tim, pasi sot në datë 25 gusht 2022 vëllai im Arsen Muskurti , pas një konflikti përballë dyqanit, ka lëvizur dy tre herë në këmbë përpara zyrave të dyqanit tim”, ky është rrëfimi i fundit i viktimës Dritan Muskurti dhënë përpara policisë së Tiranës pesë ditë përpara se të vritej, në të cilën ai lutej për urdhër mbrojtjeje dhe në të cilën kërkon ta ruanin nga i vëllai Arsen Muskurti.

Sipas medias, kjo kërkesë u referua në gjykatën civile që kishte lënë si seancë të parë datën 9 shtator.

Në padi viktima shton se ”dua të theksoj se pasi kam parë kamerat dyshoj se poshtë bluzës së tij ka patur armë të llojit pistoletë, pasi jam në dijeni se ai ka armë me vete”.

I ndjeri rrëfen se si pasi bashkëshortja iu lut të mos paraqitej në zyrë ai njoftoi policinë për ndihmë.

Janë përcjellë për në banesën e fundit këtë të mërkurë, Dritan (Alban) Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.

Çifti Muskurti u qëlluan për vdekje nga vëllai i 44 vjeçarit, Hamza (Arsen) Muskurti, brenda biznesit të tyre në afërsi të Myslym Shyrit në Tiranë.

Tragjedia erdhi si pasojë e një konlikti brenda familjes që kishte nisur prej kohësh midis dy vëllezërve për shkak të mosmarrëveshjeve për bizneset e tyre.

Dritan dhe Hamza Muskurti ishin vëllezër vetëm nga nëna.

Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e varrimit të Dritanit dhe bashkëshortes së tij.

Nuk dihet nëse ka qenë e frikësuar nga një tjetër konflikt i mundshëm apo ka mbështetur djalin vrasës.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm miq, kolegë të tyre dhe familjarë të Nora Muskurtit.

Nora dhe Hamza Muskurti ishin prindër të tre fëmijëve të mitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.