E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta: Unë dhe Berisha ndryshojmë nga të tjerët, e mbajmë fjalën! Rama do largohet si Millosheviçi
Politikë

Ilir Meta: Unë dhe Berisha ndryshojmë nga të tjerët, e mbajmë fjalën! Rama do largohet si Millosheviçi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se ndryshimi do të vijë nga vota e lirë.

Ai theksoi se ai dhe Berisha kanë dallim nga shumë të tjerë sepse e mbajnë fjalën dhe i japin mundësi të rinjve.

“Qeveria është më ilegjitime se asnjëherë tjetër. Sepse është më anti popullore se kurrë më parë. U bënë 10 vite, i ka të gjitha pushtetet. Këtë e thonë të gjitha komponentët. Ndryshimi do të vijë nga vota e lirë. Nga përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje. Pastaj unë apo Berisha kemi dallim të madh nga shumë të tjerë që e mbajnë fjalën dhe i japim mundësi të rinjve. Dinamika do të jetë shumë më e shpejtë nga sa e mendoni ju. Në sensin pozitiv.

Në demokraci janë të gjitha format. E rëndësishme është që opozita tani është e pagjumë. Me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe protesta. Do ikë më kollaj se Millosheviçi. Janë me fakte të gjitha. Angazhimi ynë i parë është referendum që qytetarët të jenë politikbërës. Kjo është një gjë e realizueshme që klasa politike të vihet nën kontrollin e qytetarëve. Çështja e përzgjedhjes së kandidatëve përmes primareve është frymëmarrje për partirë qytetarët. Dhe alternativa e anti korrupsionit. Të gjitha këto që po flasim na ndihmojnë për të luftuar korrupsionin”, u shpreh ai.

“Qëllimi nuk është te lokalet se ato do bëhen janë të pashmangshme. Nuk jam këtu për të shpalosur axhendën e lëvizjeve por të siguroj që asnjë minutë nuk do ndalojmë së bëri opozitarizmin. Deklaratat janë të vërteta dhe i shërbejnë interesit publik. Duhet ta kthejmë në një mekanizëm që trondit parlamentin dhe qeverinë për të hapur mundësinë për një zgjidhje politike para zgjedhjeve lokale. Askush të mos shpresojë që nuk do ketë opozitë në zgjedhjet lokale. Mendoj që sot jemi në kushte të tjera dhe kemi një dinamikë tjetër”,tha Meta.

Ai shtoi se pjesë e aksionit opozitar do të jetë dhe një lëvizje mbarëkombëtare për të rrëzuar qeverinë, duke nënkuptuar protesta të fuqishme gjatë muajve të vjeshtës.

Duke u ndalur të takimi ipatur dy ditë më parë me ish-kryeministrin Berisha, Meta tha se Partia e Lirisë qëndron e hapur ndaj çdo loj koalicioni.

“Lëvizja mbarëpopullore do të bëjë që të gjithë ta mirëpresin ndryshimin që do të vijë.

Ne jemi pjesë e çdo organizimi serioz që kërkon të realizoj këtë ndryshim historic që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Nuk merremi shumë me këto  Çdo gjë që do të koordinojmë me Partinë Demokratike do të qëndrojmë luajal.

Para faktit të kryer nuk vihemi nga askush, çdo iniciativë e përbshkët do të respektohet në mënyrën më luajale, siç kemi respektuar gjithmonë jo vetëm me Partinë Demokratike por me çdo forcë tjetër opozitare.

Ndërkohë do të vijojmë axhendën tonë, çdo ditë, çdo minutë pasi kemi objektivat tonë si Partia e Lirisë. Jemi totalisht të hapur mbi çdo koalicion”, tha Meta..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.