Ilir Meta: Emergjente që Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës, të nisë procedurat për t’i bërë testin e drogës
Ilir Meta: Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Rames dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psiqike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interseit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Ish-Kreu i Shtetit thekson se argumentet që jep qeveria se gjoja nuk kishte plotësuar kushtet janë qesharake.
Ilir Meta tha se Prestige Resort është një nga resortet me te njohur te vendit, qe vete Rama e ka promovuar.
“Sot të gjithë qytetarët që kanë ndjekur mediat janë shokuar nga sulmi i paligjshëm, vandal dhe terrorist i bandës së Edi Ramës kundër një resorti gati 27 vjeçar në vendin tonë dhe që aktualisht është një ndër resortet më të suksesshëm më të promovuar, i cili është promovuar nga vetë Rama në mënyrë të përsëritur. Keni dëgjuar një pseudoargument qesharak, se resorti ishte me leje por me kusht. Ngaqë nuk ishin plotësuar kushtet, prandaj u vendos shkatërrimi në kulmin e sezonit turistik dhe ku sot do të zhvillohej një dasmë. Si njeri i ligjit që është ai është shumë i shqetësuar që nuk gjoja nuk qenkan plotësuar kushtet të pagimit të taksave”, tha Meta ne konference per mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



