E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olsi Rama prezantohet si Drejtor i Partizanit, ditën e parë e nis me gjoba
Sport

Olsi Rama prezantohet si Drejtor i Partizanit, ditën e parë e nis me gjoba

Humbja me Laçin nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partizanit. Ditën e djeshme ka pasur një mbledhje të futbollistëve, të stafit teknik dhe drejtuesve me në krye Olsi Ramën.

Ky i fundit është prezantuar për herë të parë para ekipit dhe më pas i ka njohur lojtarët me masën e marrë nga drejtuesit e klubit.

Të gjithë futbollistët janë ndëshkuar nga presidenca me “ngrirje” të dy rrogave.

Pritet reagim nga ana e tyre që në ndeshjen e ardhshme kundër Kukësit, në të kundërt masat do të jenë drastike dhe këto rroga do të mbahen nga klubi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije që kushti i vënë është që në tre sfidat e radhës duhet të grumbullohen minimalisht 7 pikë, nëse ky objektiv arrihet, atëherë futbollistët do të marrin rrogat e tyre.

Drejtori i përgjithshëm Olsi Rama duket se e ka nisur me “dorë të hekurt” dhe në sfidën e së hënës ndaj Kukësit pritet të merret një rezultat pozitiv megjithëse do të jetë mjaft e vështirë pasi të kuqtë luajnë në transfertë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.