E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet/ Si u përpoq financieri i Habilajve të gjente “çimkën” në makinë
Lajme

Përgjimet/ Si u përpoq financieri i Habilajve të gjente “çimkën” në makinë

Gjykata për Krimet e Rënda zbardh vendimin që la në paraburgim Nezar Seitin, të dyshuarin si “financier” të grupit të Habilajve. Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.

I tillë është përgjimi ambiental i kryer në 2 shtatori 2014 në mjetin e Moisi Habilajt. Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për transportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet. Duke iu referuar prerjes së kartmonedhave, Nezar Seiti thotë që “nëse janë 100-she janë të mira”. Florian Habilaj i thotë që janë 20-ëshe, ndërsa Nezari ia kthen “nëse janë 20-she na mori lumi”. Dhjetë minuta më vonë, ata kërkojnë hapësira të fshehta në automjet. Nezari thotë: “Do i ngecim nga mbrapa sediljes dhe do ta mbyllim bram-bram.

Në një tjetër përgjim të muajit shkurt 2017, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë të një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimash dhe mallkimesh ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë.

“Këtu nuk ka shanse. Vetëm të shkatërrojmë makinën, ta heqim tapicerinë e lartme, ta heqim dhe t’ia çojmë”, shprehet Seitaj. “Po ata janë doktorë”, vazhdon Maridian Sulaj, pasi bashkëbiseduesit konstatojnë se pajisja e dyshimtë është ngjitur ne mjet. Biseda mbyllet mes Sulajt dhe Moisi Habilajt, kur i pari kërkon të shkojnë dikur për të hequr fiksimin e tij. “Lërë se e gjej unë, lërë fare” e mbyll Habilaj.

Nezar Seiti u arrestua në Vlorë në 19 tetor në zbatim të një urdhër –arresti të Gjykatës së Katanias. Për të u regjistrua një procedim penal edhe në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Masa “arrest në burg” preu shpresën e tij për ekstradim në Itali, fakt për të cilin ai ka dhënë pëlqim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.