E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I lehtësohet akuza ish-policit që vrau të riun për radhën në market, familjarët: Po nxitet gjakmarrja
Lajme

I lehtësohet akuza ish-policit që vrau të riun për radhën në market, familjarët: Po nxitet gjakmarrja

vra në një supermarket në rrugën “Irfan Tomini” pas një sherri për radhën e blerjes. Autor i kësaj ngjarje është ish-punonjësi i policisë së Dibrës, Arbër Sula.

Asokohe ish-polici u akuzua për “vrasje me dashje” por tani që prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen penale akuza ndaj tij ka ndryshuar. Tani ish-efektivi Arbër Sula akuzohet “për vrasje në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Por familjarët e viktimës thonë se në këtë mënyrë i afërmi i tyre po vritet për së dyti nga institucionet e drejtësisë, pasi autori brenda pak muajsh fiton lirinë.

Amarilda Mezini, kushërirë e 29-vjeçarit të vrarë, duke folur për mediat tha se shumë detaje të ngjarjes janë manipuluar, pasi sipas saj krimi ka ndodhur në syrin e kamerave të sigurisë dhe një polic që është i trajnuar për të garantuar jetën e qytetarëve, nuk mund t’i merrte jetën të afërmit të saj.

Jurgeni ishte vëllai im. Jemi shumë të shqetësuar. Sepse është ndryshuar akuza. Nuk është më vrasje me dashje. Por e kanë transformuar në një akuzë që jemi habitur, në ‘vrasje në gjendje të rëndë psikologjike’ të autorit. Është një vrasje me dashje nga një polic shteti me armën e shtetit, që është trajnuar të mbrojë të rinjtë jo që të vrasë.

Mezini thotë se kërkojnë drejtësi dhe nuk do të ndalen derisa autori të marrë dënimin e merituar. Sipas saj, në mënyrën sesi institucionet po veprojnë po nxisin gjakmarrjen.

Duke pasur drejtësi në jemi më të qetë. Ne nuk do ndalojmë deri në gjykatat e larta, që të ketë drejtësi. Unë këtë gjë e bëj, sepse dua të ndaloj gjëra të tjera. Duke mos pasur drejtësi, ndodhin gjëra të rëndë. Njerëzit bëjnë drejtësi vetë. Këtë dua të ndaloj.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.