Rita Ora ndezi mbrëmë Tiranën, qindra fansa në sheshin ‘Skënderbej’
Qindra fansa ishin mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ mbrëmjen e kësaj të marte për të shijuar koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida. Por atmosfera u ndez pasi në skenë doli Rita, veshur me ngjyrat e flamurit kuqezi, e shoqëruar nga grupi i kërcimtarëve.
Rita Ora e hapi koncertin me këngën ‘Ritual’, pastaj vijoi me ‘Body on me’, e shumë prej hiteve të saj botërore.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



