Nuk di ndonjë qeveri që të mendojë të rrijë në këmbë duke rrjepur popullin e vet
Nga Ylli Manjani/
Në të gjitha kanalet televizive në botë po flitet për masa që qeveritë marrin për të ndihmuar popujt e vet nga tregu vrastar i energjisë.
Anglia, Franca, Gjermania, Austria madje janë në pozicion të qartë ndihme me para në dorë për çdo familjar konsumator të energjisë. Dikush zeron taksat e energjisë dikush kompenson në CASH. Dikush i kombinon. Por qeveritë ndihmojnë popullin jo arkat e veta!
Llogjika është krejt e thjeshtë, nuk kanë faj popujt pse politika nxit luftë apo vetsanksion ekonominë publike me vendet burimore të energjisë.
Vetëm në Republikën e qeverisë së Shqipërisë njoftohen masa që e përçlasin popullin me çmime marramendëse. Vetëm në republikën e qeverisë së Shqipërisë qeveria nuk jep para por merr para dhe pasurohet vetë, ndërkohë që populli rrënohet.
Në republikën e qeverisë së Shqipërisë nuk jepet llogari ku shkoi energjia hidrike e prodhuar nga pasuria publike.
Asnjë prokurori e asnjë, Republike apo monarkie qoftë, nuk hesht kur sheh abuzimin skandaloz të qeverisë me burimet hidrike, abuzim i cili fut vendin në krizë dhe varfëron popullin dhe pasuron qeverinë!
Ky është kulmi i sjelljes antidemokratike!
Kjo nuk është më çështje rrëmbimi kompetencash që qeveria i bën Entit të pavarur Rregullator. Askush nuk beson më në pavarësinë e institucioneve.
Këtu kemi të bëjmë me një qeveri antidemokratike që ka plaçkitur çdo gjë dhedo të sundojë gjatë duke rrënuar ekonomikisht popullin e vet.
****
Pyetjes përse qeveria jonë sillet kështue popullin e vet, vetëm një përgjigje i shkon për shtat:
Sepse populli vetë e pranon!!!
Populli pranon të ushqehet me dosje spiunësh imagjinarë,me nongratllëqe idote, me shalë këngëtaresh oborri, me pisllëk-fjalime ambasadorësh të huaj, me patetizma fashiste AliBashBej-iste e me histori rozë e kronika të zeza.
Populli ngrihet, por për të ikur. Ngrihet herët madje sepse avionët me pak lekë nisën në mëngjes… [☹️]
Ikni, por mos harroni, ju doni të punoni andej, por do të paguani qeverinë që rrjep këtu. Familjarët tuaj upresin në WesternUnion.
Qeveria jonë është e sigurtë me popullin që shtyp, ndaj dhe guxon!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



