Fushë Krujë/ FNSH blindon rrugët, kontrolle për persona në kërkim
Policia e Krujës e ndihmuar edhe nga FNSH po kryen një operacion blic. Mësohet se në disa zona të Krujës dhe Fushë Krujës po ushtrohen kontrolle prej disa ditësh rresht nga uniformat blu.
Kontrollet mbrëmjen e djshme janë shtrirë në akse e zona të ndryshme të rrethit.
Operacioni u bë për ndalimin e personave ne kërkim, persona që lëvizin me armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.
Kontrollit i nënshtrohet çdo automjet që kalon në aksin ku ndodhen pikat e kontrollit të Policisë dhe FNSH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



