E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina del nga rruga, shoferja dhe një fëmijë përfundojnë në humnerë në rrugën e Arbrit
Publik News

Makina del nga rruga, shoferja dhe një fëmijë përfundojnë në humnerë në rrugën e Arbrit

Shpëtojnë mrekullisht nëna dhe fëmija

 

Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në të bashkë me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lëndime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.