E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosjet e TIMS dalin në shitje/ Autorët: Kemi hyrje-daljet në kufi
Publik News

Dosjet e TIMS dalin në shitje/ Autorët: Kemi hyrje-daljet në kufi

Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare kanë nxjerrë në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmben me bitcoin. Burime zyrtare nga autoritetet shqiptare konfirmuan se hyrje-daljet në kufi janë marrë nga autorët e sulmit ndërkohë që sistemi TIMS ende nuk është funksional.

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë në kufi kanë rënë në duart e autorëve të sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS të policisë. Konfirmimi vjen nga vetë grupi Home Land Justice e cila sipas kryeministrit Rama qëndron pas sulmeve kibernetike të fundit të lidhura edhe me goditjen ndaj platformës e-albania në korrik të këtij viti

Në foton e publikuar në orën 11:35 tregohet se hakerat disponojnë të dhënat e TIMS dhe madje i kanë nxjerrë në shitje ato duke i këmbyer me bitcoin.

Zyrtarisht mësohet së këto hackera kanë arritur të marrin disa të dhëna të vlefshme të këtij sistemi, konkretisht regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve dhe të dhëna të tjera. Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin për të cilin policia e shtetit së bashku me ekspertët shqiptarë dhe të huaj po përpiqen ta rikthejnë në punë.

Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të gjtiha kompjuetrat duke I formatuar me qëllimin për ti pastruar nga çdo ndërhyrje. Aktulisht pa akses në sistemin Times vijojnë të jtë të gjitha komisariatet e vëndit ndërsa në pikat kufitare sistemi ka herë pas herë bllokim nga ngarkesa.

Offline vazhdon të jetë edhe faqja e policisë së shtetit e cila u sulmua bashkë me sistemin Tims më 9 shtator pas mesnate. Gjatë momentit të sulmit në kompjuterat e oficerëvë të kufirit u shfaq logoja e grupit të hakerave dhe mesazhet tyre kundër muxhahedinëve të strehuar në kampin e Manzës në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.