E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza të forta për Bashën: Mori pjesë në skenarin e shpalljes time non-grata për të shpëtuar lëkurën e tij
Publik News

Berisha akuza të forta për Bashën: Mori pjesë në skenarin e shpalljes time non-grata për të shpëtuar lëkurën e tij

Lulzim, kudo që të shkosh, më parë shkojnë dosjet e tua

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët deklaroi se Lulzim Basha ishte marrë peng nga Edi Rama dhe se ishte ai që firmosi për largmin e tij nga Partia Demokratike dhe që mori pjesë në skenarin e shpalljes së tij non-grata

Berisha po ashtu tha se nuk donte të bënte profetin, por  i kishte thënë Bashës se kudo që të shkonte do të ndiqej nga dosjet e tij.

Deklaruat se zoti Basha ishte marrë peng, a ishte marrë nga PS apo organizata të tjera ndërkombëtare?

Berisha: Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin e të shpalljes sime non-grata për qëllimet e tij. Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por unë i thashë, e vërteta vonon por nuk harron. I kisha deklaruar atij: Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë. Këto janë akte që nuk janë kopetencë e Bashës apo e Ramës, por të sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as këshilli i mbrojtejs kobëtare, as komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.