E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtroi dy persona dhe u mori sasi të mëdha parash, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë!
Publik News

Mashtroi dy persona dhe u mori sasi të mëdha parash, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë!

Një 54-vjeçar me iniciale S.P. është arrestuar nga policia pasi ka mashtruar dy persona. Policia bën me dije se ai ka marrë shuma të mëdha parash nga E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç në periudha të ndryshme kohore.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin S. P., 54 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga shtetasit E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.