Tedi Blushi nxjerr pamjet: Ja çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit
Postimi i plotë:
Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.
Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.
Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.
Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



