E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplaset për vdekje një grua tek Mbikalimi i Patokut, shoferi largohet pa ndaluar
Publik News

Përplaset për vdekje një grua tek Mbikalimi i Patokut, shoferi largohet pa ndaluar

Një grua ka humbur jetën poshtë Mbikalimit të Patokut në aksin rrugor Tiranë – Lezhë. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Vdekja erdhi pas përplasjes së saj nga një makinë në orët e para të mëngjesit. Shoferi që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar për të njoftuar ambulancën, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kubinit ka nisur hetimet. Në njoftimin paraprak thuhet: “Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.