
Këtë histori trafiku në vitet 1998-2005, peshkatarit Gjergj Luca, ia kujtoi një qytetar në “FB”, pas fjalimit që ai mbajti në takimin e organizuar nga PS e Bashkia Elbasan me FRESH-istët ditën mërkurë, ku Luca u bëri thirrje të rinjve, të lënë veset, drogën e krimet dhe të mos ikin në emigracion, por të punësohen në Elbasan pasi bizneset kanë nevojë për punëtorë
Ditën e mërkurë me 21 shtator, peshkatari Gjergj Luca, ka mbajtur një fjalim të gjatë para të rinjve socialistë të Elbasanit, si i ftuar në takimin e organizuar nga PS dhe Bashkia e qytetit, ku mes të tjerash, u bëri thirrje të rinjve të lënë veset, drogën, krimet e të mos ikin në emigracion, por të punësohen në Elbasan mbasi bizneset kanë nevojë për punëtorë.
Pas këtij fjalimi të publikuar në “FB”, një qytetar i kujtoi Gjergj Lucës, aktivitetin që ka bërë si trafikant droge në vitet 1998-2005 gjatë pushtetit të Fatos Nanos, duke iu referuar një raporti të agjencive Anti-Trafik të BE-SHBA, publikuar në vitin 2008. Ja mesazhi:
Grupi i parë i kokainës është Gjergj Luca, Rolond Ziu, Jani Morava
Rrjeti i tyre vepron në linjën Shqipëri- Maqedoni- Greqi dhe në aksin Tiranë- Korçë- Selanik. Ky aks është i kontrolluar nga Gjegj Luca e Jani Morava, i cili ka një biznes transporti në Pogradec, dhe me të fsheh aktivitetin e trafikimit të drogës.
I maskuar si biznesmen peshkimi, Gjergj Luca është një nga pronarët e disa kazinove në Tiranë, Shkodër e Mali i Zi. Anëtarët e këtij grupi, janë Roland Ziu- pronar i “Espania”, Alfred Ziu dhe Fatos Zjarri, transportues. (Shënim i “Pamfleti”: Trafikanti Roland Ziu është ortak me ministrin Bledar Çuçi, në biznesin e skafeve dhe në PPP e Jahteve “Marina Kepi Rodon”).
Grupi i dytë i kokainës është: Gjergj Luca, Artur Gjini, Arjan Andoni
Ky grup, vepron në aksin Tiranë- Mali i Zi- Itali, me aktivitet trafiku kokaine. Dhe aksi Tiranë-Shkodër është i kontrolluar plotësisht nga Gjergj Luca, Artur Gjini e Arjan Andoni. Ky i fundit, i arrestuar nga grupi qeveritar në vitin 2005, pas refuzimit të një tentative të Fatos Nanos, për ta futur Gjergj Lucën nën kontrollin e tij të plotë.
Pasi u krye çdo gjë, lirimi i tij u urdhërua përsëri nga Fatos Nano, duke mbajtur pranë Gjergj Lucës dhe bashkëpunuesin e tij të afërt Pëllumb Gjoka nga Shkodra, ndërmjetës midis grupit malazaz dhe Besim Tulinës e Adem Ahmetit.

E sollëm faktin e mësipërm, për të bërë këtë pyetje:
– A i ka shkëputur fijet me rrjetet e trafikimit të drogës peshkatari Gjergj Luca, të cilin kryeministri Edi Rama e ka mik të afërt dhe i ka dhënë afro 1 miliardë Euro koncesione e pasuri?!
Këtë e dinë agjencitë shqiptare, DEA e EUROPOL, ndërsa ne si redaksi, dimë që më 5 dhjetor 2016, Gjergj Luca ka hapur një firmë me emrin “Dando Fish Shëngjini Sh.p.k” me qendër te Porti Shëngjin, me objekt zënie e tregti peshku, por që nuk merret fare me këtë punë.
Nuk është rastësi, që për punët e kësaj firmë, Gjergj Luca ka lënë dy miqtë e tij nga Lezha, Agron Metvelaj si administrator ndërsa menaxher ka lënë vëllain e tij Arben Metvelaj, të dënuar në Itali e të arrestuar më 10 maj 2012, për llogari të “Interpol Roma”.
Informacionet nga Policia e Shtetit e burime të tjera, thonë se nën maskën kësaj firme bëhet trafik kokaine, kontrabandë mallrash akcize si pije, cigare, sende me vlerë e karburante, por shërbimet nuk guxojnë ta prekin, mbasi e dinë që Gjergj Luca është mik i Edi Ramës.
Nuk është çudi e rastësi, as fakti që në QKB-së, Agron Metvelaj figuron Administrator te firma “Dando Fish Shëngjini Sh.p.k”, ndërsa në tatime figuron Administrator te firmat “ITTICA SAN GIOVANNI” dhe te firma “FISH LOVE” me qendër në Lezhë.
Në firmën “Dando Fish Shëngjini Sh.p.k”, Gjergj Luca është ortak në masën 51% me serbo-malazezin Vladan Bojiç; ndërkohë që e deklaron të pezulluar aktivitetin, por deri më 22 gusht 2022, në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit figuron në aktivitet. Kaq për sot./Pamfleti