E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë zullumesh fsheh Balluku që ndalon auditimin e “Air Albania”?
Lajme

Çfarë zullumesh fsheh Balluku që ndalon auditimin e “Air Albania”?

“Air Albania”, kompania ajrore e  mafies turko- shqiptare?

Çfarë e lidh Sinan Idrizin, me izraelitin Ron Yeffet?/ Miliona Euro nga buxheti i shtetit, po bëhen “kurban” përmes aktivitetit sekret financiar të kësaj kompanie. Një indicie, se në linjat Tiranë- Stamboll, Tiranë- Dubai e anasjelltas,  transportohen mallra të botës së krimit; përveç skandalit anti- kushtetues që 90% e kanë privatët, kur shumicën mbi 50% të aksioneve duhet t’a ketë Shteti Shqiptar si përfaqësues i Flamurit

Përdorja e pushtetit dhe pasurive publike si çiflik privat prej bandës kryeministrore, dëshmohet dhe nga fakti se prej 5 muajsh, Belinda Balluku nuk po lejon Auditin e Brendshëm të Ministrisë, për të kontrolluar aktivitetin e kompanisë “Air Albania”.


Të drejtën për kontrollin e të ardhurave, ministria e ka si institucion licencues e mbikëqyrës, por së pari si ortake me 10% të kapitalit e të ardhurave në këtë kompani ajrore me status real “PPP”, sepse 90% është dhënë pa garë e është maskuar si “Shoqëri anonime”.

Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Infrasktrukturës, ka tentuar të bëjë kontroll ekonomiko- financiar në muajt mars, prill e korrik, por ortakët privatë u justifikuan, se administratori turk Sinan Dilek i ka dokumentet në Stamboll e nuk vjen dot në Shqipëri.

Auditi i ministrisë, planifikoi kontroll dhe javën e parë të muajit shtator e në fillim të kësaj jave, por përsëri nuk e lejoji  ministrja Balluku, ndërkohë që administratori turk Sinan Dilek, njoftoi se nuk vjen dot në Shqipëri, gjë që tregon se është njoftuar nga Balluku për të bllokuar kontrollin.

Shkaku kryesor i bllokimit të auditimit, është: “Air Albania”, që prej shtatorit 2018 kur është krijuar e deri tani, nuk i ka dhënë asnjë qindarkë fitim (divident) qeverisë shqiptare, paçka se vazhdon aktivitetin me kapacitet të plotë të transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

Të ardhurat e “Air Albiania” nuk i di Drejtoria e Financave të Ministrisë që ka 10% aksione e i jep nga 300 mijë Euro në muaj për shërbime; madje në muajin maj i dha 11 milionë Euro për gjoja blerje avionë të rinj, kur ministria duhet të marrë fitime, ndërsa avionë të rinj nuk ka.

Informacion për të ardhurat e kompanisë “Air Albania”, nuk ka as “Albcontrol”, që administron pjesën 10% aksione të qeverisë, por as Drejtoria e Tatimeve, mbasi dy ortakët drejtues Sinan Dilek e Sinan Idrizi nuk dorëzojnë bilancet financiare.

Ky ishte shkaku real, që më 1 shtator 2022, Qendra Kombëtare e Biznesit i pezulloi aktivitetin kompanisë “Air Albania”, por mashtroi duke thënë, se nuk ishin përcaktuar pronarët, ndërsa më 7 shtator e hoqi pezullimin me urdhër të Edi Ramës.

Përse nuk dorëzohen bilancet në tatime?

Përse te bilancet e Drejtorisë Qeveritare, nuk ka kapitull: “Transport ajror për kryeministrin, por as te “Albcontrol” që administron 10% aksione? Por ka zëra, se për linjat Tiranë- Stamboll, Tiranë- Dubai e anasjelltas, avionëve të “Air Albania” nuk u bëhet kontroll policor për ngarkesat që transportojnë, indicie se kemi të bëjmë  me “punë djalli”.

Këtë indicie e krijon fakti, se kjo kompani u licencua vetëm për aktivitet të përhershëm transport udhëtarësh, ndërsa 7 muaj më pas, më 19 mars 2019, iu shtua dhe transporti i mallrave e kafshëve të çdo lloji, por çuditërisht nuk ka regjistrim transportesh të tilla.

Saktësojmë se 49% të “Air  Albania” i ka dhëndri i Erdogan, i maskuar pas punonjësit të tij turk Sinan Dilek, ndërsa 41% i ka mashtruesi e pastruesi i parave të pista nga Vlora, Sinan Idrizi, i cili i ka regjistruar në emër të gruas e vajzës.

Çfarë e lidh Sinan Idrizin, me izraelitin Ron Yeffet në kompaninë “Air Albania” të cilin ia prezantoi Edi Tamës në kryeminstri; dhe a kanë lidhje me aksione ilegale në aeroportin e Vlorës, i cili po shtrohet me zhavorrin e Vjosës, nëpërmjet firmës së tyre “Mifol Inert Shpk”?Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.