Goli i Çalhanoglu lumturon zikaltrit e Inzagit
Interi triumfon ndaj Barcelonës, me rezultatin 1-0 në sfidën e tretë të grupeve të Champions League, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit për më tej. Një perlë e turkut Çalhanoglu, në fundin e pjesës së parë ka bërë me “krahë” zikaltrit e Inzagit, të cilët nuk është se po kalonin një moment të mirë si në kampionat ashtu edhe në arenën Europiane.
Edhe pse katalanasit ishin më kërkues në duelin e sotëm, Interi arriti të menaxhonte mjaft mirë avantazhin e një goli, duke dalë me 3 pikë nga ky duel, ku protagonist ishte edhe VAR-i me vendimet e tij.
FT: INTER-BARCELONA 1-0
Çalhanoglu 45+1′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



