E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet lokale/ Përfundon takimi me Presidentin Begaj, Alibeaj: I sugjerova caktimin e një date sa më të afërt!
Publik News

Zgjedhjet lokale/ Përfundon takimi me Presidentin Begaj, Alibeaj: I sugjerova caktimin e një date sa më të afërt!

përfunduar takimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit Gazment Bardhit me Presidentin e vendit, Bajram Begajn.

Takimi ka zgjatur rreth një orë në Presidencë ku është diskutuar lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Alibeaj deklaroi se i ka kërkuar Presidentit që zgjedhjet lokale të zhvillohen në datën më të afërt të mundshme.

Alibeaj: Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i pëket se datës se kuur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë i kërkova që ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.