Shënoi golin e parë, trajneri i Chelseat mahnitet nga Armando Broja
Armando Broja po vijon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje me fanellën e Chelseat, madje shqiptari ka realizuar ditën e djeshme golin e parë me fanellën e bluve nën drejtimin e Potter.
21-vjeçari realizoi në sfidën kundër Wolves, në fitoren me rezultatin 3-0. Menjëherë pas takimit, trajneri i Chelsea ka folur për golin e sulmuesit të Shqipërisë duke thurur elozhe për djaloshin kuqezi.
Kam qenë këtu te Chelsea për tre ose katër javë, kështu që nuk kam asnjë meritë, një gol i mrekullueshëm, gjithashtu pasim i bukur. Sa herë që vjen Broja punon shumë për ekipin. Ai duhet të jetë i durueshëm, por ka punuar shumë në stërvitje dhe është mirë që të shënojë. Ishte i mrekullueshëm, vetëm pak durim për këtë lojtar…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



