E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Regjisori i njohur proteston para SPAK: Le të ketë guximin të mbyllë hetimet
Lajme

Regjisori i njohur proteston para SPAK: Le të ketë guximin të mbyllë hetimet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një protestë para SPAK, duke akuzuar këtë të fundit se po hesht ndaj padrejtësisë që është bërë për shembjen e Teatrit.

Aktori dhe regjisori i njohur, Edmond Budina teksa bën thirrje për drejtësi u shpreh se teatrit do të ndërtohet sic ishte dhe aty ku ishte.

“Le të ketë guximin të mbyllë hetimet, por nuk e ka atë guxim, sepse është në shërbim të mafies nëse nuk reagon. Prandaj them ne do të vazhdojmë protestat tona derisa të realizohet qëllimi ynë. Teatri, aty ku ishte dhe sic ishte”, tha ai.

Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbështetet edhe nga Partia Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.