E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kritikat e Ramës ndaj KiE, ja të gjitha regimet e forta të anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Europës: Akuza të pashembullta, kam 15 vite këtu dhe s’kam parë diçk të tillë
Lajme

Kritikat e Ramës ndaj KiE, ja të gjitha regimet e forta të anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Europës: Akuza të pashembullta, kam 15 vite këtu dhe s’kam parë diçk të tillë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër liderët europianë lidhur me çështjen e raportit të Dick Martyt, i cili po mban brenda qelive liderët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama u shpreh se ky raport është një strategji e mirëmenduar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe Europa sipas tij ka rënë “pre” e kësaj loje të madhe.

Komentet Rama i ka bërë teksa ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku bëri edhe një krahasim mes Thaçit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Por përgjigjet e liderëve europianë ishin të ashpra, duke e vendosur në pozitë të vështirë shefin e qeverisë së Shqipërisë.

“Zoti kryeministër,,, kam keqardhjen e thellë që në fjalimin e tij mbreslënës ai deformoi thelbin e rezolutës. Kjo është në dorën e gjyqësorit dhe ne e respektojmë gjyqësorin”, u shpreh njëri prej përfaqësuesve në Asanble.

“Faleminderit zoti president. Duke konsideruar akuzat e pashembullta ndaj anëtarëve të kësaj asanmbleje, duhet të lëmë pak kohë për t’i konsideruar këto dhe të përgjigjemi ndaj këtyre akuzave”, u shpreh një tjetër përfaqësuese.

“Në fakt kam 10 vite këtu por kam mbetur pa fjalë, sepse ju nuk mund të flisni për kaq shumë kohë e të mos na jepni kohë për debate. Nuk është mënyra e duhur për ta bërë një gjë kështu. Dua tju pyes për gjyqsorin tuaj, ju nuk keni shumë gjyqtarë në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Franc Schwabe, përfaqësuesi i Gjermanisë.

“Në emër të grupit të PPE-së jam e tronditur. Ju treguat një mungesë të mirëfilltë respekti. Ndjesë koleg, e di që ramë dakord që t’ju pyesja për “Ballkanin e Hapur”, por doli diçka tjetër. Kam 15 vite këtu dhe kurrë se kam hasur diçka të tillë”, u shpreh Elvira Kovach, përfaqësuesja e Partive Popullore nga Serbia.

“Jo do të merrni fjalën, sepse në qoftë se ngrihen dhe flasin për procedurë dhe pastaj e bëjnë si në Parlamentin shqiptar ku ngrihen për procedurë e pastaj japin opinione, edhe unë duhet të jap opinionet e mia. Vazhdoni përgjigjet por sa më të shkurtra që të kenë mundësi edhe të tjerët që të flasin. Keni fjalën zoti kryeministër”, u shpreh drejtuesi i mbledhjes.

“Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh. Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë”, tha Bulai, zëdhënësi i Rumanisë.

“Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni mjaft i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor për antyarësimin në Bashkimin Europian. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat europiane që kërkon ky process do të ishte e pajtueshme me politikën e sinergjisë me aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe ngjall politikën inflamatore në këtë rajon?”, ishte fjala e Nina Kasimati, përfaqësuese e Greqisë.

“Të gjithë duam të kemi bashkëpunim të mirë me njëri-tjetrin, por më vjen shumë keq që ju keni vënë në diskutim punën e Dick Martyt, që në atë kohë ka qenë raportues. Ne thjesht kemi përgatitur një raport nuk kemi bërë procedim penal, ndërkohë që ju e dini që ne jemi në tempullin e të drejtave të njeriut”, u shpreh Damien Cottier, përfaqësuesi i Zvicrës.

“Zoti kryeministër edhe në qoftëse është e vërtetë se përsa i përket aspektit tregtar që Shqipëria nuk varet nga Ukraina, ju thatë që lufta në Ukrainë të mos transferohet në Ballkan. Duke pasur parasysh perspective në Ballkan a mund të na thoni se si i analizoni faktorët destabilizues sot në rajon?”, u shpreh Bernard Fournier, përfaqësuesi i Francës.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne si botë e lirë që të jemi të bashkuar, e të mos argumentojmë me njëri-tjetrin. Dua të falenderoj Shqipërinë për mbështetjen, ne vuajmë ng ai njëjti kërcenim”, u shpreh Oleksi Goncharenko, përfaqësuesi i Ukrainës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.