Plagosja e 19-vjeçarit në Vlorë, autori shkoi në banesë dhe u kthye i armatosur
Dyshohet se i riu ishte konfliktuar me një bashkëmoshatar!
Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja e 19-vjeçarit Sebastjan Jallaj mbrëmjen e sotme në Llakatund të Vlorës.
Sapo ka dalë nga makina e tij tip “Benz”, ai ka nisur konflikt me një person. Ky i fundit është larguar për në banesë dhe është kthyer me armë zjarri duke e qëlluar 19-vjeçarin në këmbë.
Dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i Sebastian Jallajt dhe se sherri mes tyre ka nisur për motive banale.
Mësohet se 19-vjeçari Jallaj është nga qyteti i Fierit dhe ishte nip në fshatin ku ka ndodhur ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



