E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I jepet lamtumira  për në banesën e fundit, kompozitori i madh Aleksandër Lalo
Lajme

I jepet lamtumira për në banesën e fundit, kompozitori i madh Aleksandër Lalo

Kompozitori i madh Aleksandër Lalo, i cili u nda befasisht nga jeta dje, do të përcillet sot me homazhe për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në varreza.

Lalo, 68 vjeç, ndërroi jetën të dielën në mbrëmje pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës, njofton RTSH. Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të shquar.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Në fondin e arkivit muzikor të RTSH gjenden shumë prej veprave të kompozitorit. Për kontributin e tij Aleksandër Lalo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.