E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të shegës
Lajme

5 përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të shegës

Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese, prandaj ju sugjerojmë të konsumoni rregullisht lëng shege. 

Shumë studime kanë vërtetuar që është një nga lëngje më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit. Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës. Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:

  1. Sëmundjet e stomakut
  2. Sëmundjet e zorrëve
  3. Dhimbjet e barkut
  4. Ënjtjen e bajameve
  5. Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.