Komandanti kërkon ndihmë nga trafikanti shqiptar: Më duhen 5 mijë euro për një fëmijë të sëmurë
Një komandant italian është vënë nën hetim pasi mori 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar. Sipas mediave italiane, në llogarinë e komandantit Francesco Matalone janë transferuar 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar i cili është i dënuar me arrest shtëpie.
Shqiptari u tha policëve se atë shumë parash ia kishte kërkuar komandanti për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i cili duhej të operohej për kancer në kokë. Rrëfimi i tij erdhi pasi ai u ndalua nga policia pasi u vonua për t’u kthyer në shtëpi gjatë lejes që kishte. Ai iu tha policëve se komandanti Matalone e kishte thirrur në Komisariat për të diskutuar çështjen.
Togeri Matalone akuzohet gjithashtu për tentativë për trafik droge kjo pasi ai i kishte kërkuar 150 gramë kokainë një policeje në Foligno duke i thënë se do t’ia jepte drogën një polici tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



