Bardhi zbulon detaje nga diskutimi me Palokën: Duhen kandidatë jo vetëm të përbashkët, por edhe fitues!
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendi ka zbuluar detaje nga takimi me negociatorin e Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Gazment Bardhi: Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin.
Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues.
Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme.
Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar.
Qëndrimi i grupit parlamentar të PD iu shpallur të hënën ka qenë që kemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



