E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi/ Berisha: Rama të vijë në seancë, të mos fshihet pas Ballukut
Publik News

Kuvendi/ Berisha: Rama të vijë në seancë, të mos fshihet pas Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në seancën ku po debatohet për situatën energjetike në vend.

Sipas tij, Rama nuk mund të fshihet pas zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Mungesa e kreut të qeverisë, i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre.

Të vijë këtu, të japë llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.