E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patok/ Aksident i rëndë,  6 të plagosur!
Publik News

Patok/ Aksident i rëndë, 6 të plagosur!

Disa nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Gjashtë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në zonën e Lagunës së Patokut.

Dy makina janë përplasur në afërsi të zonës bregdetare.

Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë ku të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Si pasojë e aksidentit, u plagosën 6 persona të cilët u dërguan menjëherë në spital. Disa prej të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.