E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rishi Sunak: Kryeministri më i ri, më i pasur se Mbreti Charles
Lajme

Rishi Sunak: Kryeministri më i ri, më i pasur se Mbreti Charles

I pari hindu i Britanisë së Madhe

Deputeti më seksi i Britanisë”, “Fytyra e pranueshme e konservatorëve” dhe “Personi më i pasur në parlament” janë vetëm disa nga vlerësimet që i janë atribuar Rishi Sunak, kryeministrit të ri të Britanisë gjatë karrierës së tij politike.

Kur 42-vjeçari me orgjinë indiane të marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësues i Liz Truss këtë javë, ai do të bëhet kryeministri i parë jo-bardhë i Britanisë, hindu, udhëheqësi i tij më i ri ndonjëherë dhe kryeministri i parë që është më i pasur se monarku në Pallatin Buckingham. Kjo pasi pasuria e tij prej 730 milionë £ është sa dyfishi i pasurisë së Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Consort Camilla të cilët kanë 300-350 milionë £.

Sunak i cili është djali i dy farmacistëve dhe i arsimuar në Oksford, është kandidati i parë që ka arritur mbështetjen e 100 kolegëve deputetë dhe tani bëhet kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar (dhe i treti i vitit 2022).

Kryeministri i ri është djali i dy prindërve emigrantë. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore dhe janë të dy me origjinë indiane. Sunak ka lindur në Southampton në vitin 1980, ku babai i tij ishte mjek i përgjithshëm dhe nëna e tij drejtonte një farmaci.

Gruaja e tij është Akshata Murthy, vajza e miliarderit indian Narayana Murthy. Vetë Sunak ka punuar për bankën e investimeve Goldman Sachs dhe në dy fonde mbrojtëse. “The Sunday Times Rich List” vlerëson se pasuria e çiftit është rreth 730 milionë paund.

Sunak u zgjodh për herë të parë si deputet në 2015 për Richmond në Yorkshire veriore. Sukseset e tij në politikë u shtuan edhe më tepër kur ai u bë ministër i financave në shkurt 2020 nën drejtimin e Boris Johnson.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.