E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta pas takimit me Berishën: I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës, e priti shumë mirë
Publik News

Meta pas takimit me Berishën: I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës, e priti shumë mirë

 

 

“Është super politikan”, u shpreh për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili theksoi se kandidati për kryetar bashkie do te zgjedhet përmes primareve. 

“PL respekton primaret është një risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Ne si PL kemi kandidat që premtojnë, do ti përfshijmë në primare të përbashkët me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe ata që nuk respektojnë të përjashtohen nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve.

I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shume mire. Shumë shpejt do ta mësoni. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët e Tiranës. Do ta shikoni forcën Është super politikan”, u shpreh nder te tjera Ilir Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.