Tjetërsimi i pronave në Lezhë, arratisen shumica e të dënuarve
Gjykata e Apelit Shkodër dënoi më 28 Tetor të këtij vitit 16 ish-zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Dy ditë pas dhënies së këtij vendimi, policia nuk ka gjetur disa prej ish-zyrtarëve të Lezhës, të dënuar për tjetërsimin e pronave në bregdet. Pritet që Policia t’i shpallë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin, ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 3 vjet burgim për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Sjellim në vëmendje se 2 ditë më parë është vetëdorëzuar në Polici ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.
Gjithashtu, Gjykata gjeti fajtor edhe ish-kryetarin e Qarku Gjok Ndoka të cilin e dënoi po ashtu me 3 vjet burgim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



