E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo erionizëm me pagesë, Demokratët votë bashkëp
Publik News

Jo erionizëm me pagesë, Demokratët votë bashkëp

Shumëpërqind e deputetëve të PD, ende nuk po flasin për shokun Veliaj dhe turren kundër njëri-tjetrit, e parimeve çudibërëse si shkrues Bible apo Kurani..
Do Zoti mosqofshin efektet e firmës së tij nëpër qoka, apo trallisje ambasadorësh.
Rama nuk ka nga ikën. Te Veliaj ka bashkëngecur.
Kanë nisur zgjedhjet të nderuar deputetë të PD.
Mos u mundoni te ndriçoni ligjerata se kush është më i keqi apo më i miri, e me demek parim-madhi te të djathtët, kur keni kanibalë zgjedhorë e pasurorë përballë si Veliaj dhe Rama.
Nuk ka kandidat më të keq se Veliaj për Tiranën. Mjafton kjo për të votuar kundër. Alibia anemike se Berisha qenka pengesa e madhe për partneritetin me USA nuk ka të bëjë aspak me betejën kundër Ramës dhe Veliajt. Shumë, për të mos thënë më tepër, deputetë e funksionarë demokratë sot kundër Berishës, janë furnizuar me karrierë, në mjaft raste të pamerituar, nga i njëjti kryetar që sot janë kundër. Janë përfitues të asaj që sot e shihin ndryshe, sepse mendojne ose kanë një adresë tjetër përfitimi dhe jo Parimi. Ka mjaft nga ata, që kanë më shumë frikë amerikanët se Berishën, duke u trembur kusureve të konsumuara në të shkuarën. Dhe kjo u duket jusifikim por aspak siç shitet, si parim
Po të mbetej histori parimesh e luftë kundër korrupsionit, kushdo opozitar dhe jo vetëm, e di se Rama e Veliaj nuk konkurohen në lidhjet e ortakërinë me krimin e organizuar.
Ata duhet të ishin prej kohësh të pandehur të SPAK. Jo KM dhe kandidat bashkie.
Një emër lakuar në dosjet e Ndranghetës, nuk mund të jetë në bashki, por në qeli.
Këtu duhet bërë dallimi me emergjencë.
Por kjo nuk bëhet duke u sjellë si kaqol, me paratë e pushtetit, me paratë publike.
Emrat e lakuar nga PD deri tani janë tërësisht te denjë për të ndryshuar Tiranën. Aty nis përmbysja dhe tkurrja e madhe e pushtetit të Ramës.
Të tjerat janë erionizëm me pagesë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.