E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Nëse largohet Veliaj, vijnë zgjedhjet e parakohshme dhe ikën edhe Rama!
Politikë

Këlliçi: Nëse largohet Veliaj, vijnë zgjedhjet e parakohshme dhe ikën edhe Rama!

Belind Këlliçi u shpreh se nëse Erion Veliaj do të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të largohet edhe kryeministri Edi Rama, me anë të zgjedhjeve të parakohshme. 

Në A2 CNN, Këlliçi tha se kjo është betejë për të ardhmen e Shqipërisë dhe Tiranës.

“Është e përfunduar ajo punë. Në momentin që Erjon Veliaj largohet nga drejtimi i Bashkisë Tiranë, unë e shoh që është çështje javësh apo muajsh largimi i Edi Ramës me zgjedhje të parakohshme. E kuptoni edhe vetë se çfarë momentumi politik është ky për opozitën, duke mos harruar kushtet në të cilat opozita po shkon në këtë betejë. Kjo është një betejë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e kryeqytetit dhe në këtë betejë të gjithë duhet të jemi të rreshtuar krah njëri-tjetrit”, tha Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.