E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paqsor Buzi, pasi nuk i dolën 1.5 milionë euro,   merr edhe 300 milionë shtesë për Urën e Tapizës
Publik News

Paqsor Buzi, pasi nuk i dolën 1.5 milionë euro, merr edhe 300 milionë shtesë për Urën e Tapizës

Paqsor Buzi është rikthyer përsëri! Firma e tij G.P.G. COMPANY është rikthyer fuqishëm në “tregun e tenderave” në Shqipëri. Ndonëse për një farë kohe Paqsor Buzi u përpoq të mos binte më në sy pas fitimit të tenderave pa fund, siç duket tashmë milionat kanë mbaruar shpejt dhe i duhen përsëri të tjera.

E natyrisht kush më mirë se Evis Berberi i ARRSH-së mund t’ia mbushë xhepat plot? Le të shohim detajet. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me numër reference REF-44736-10-06-2022. Fondi limit është 25,392,308 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Objekti i tenderit është “Rindërtim Ura e Tapizës, (shtesë punimesh)”.

Ndonëse u dhanë gati 1.5 milionë euro me TVSH për ndërtimin e Urës së Tapizës pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, del se ato nuk paskan qenë të mjaftueshme për oreksin e Paqsor Buzit. Ndërtimi i kësaj ure i ka kaluar disa herë afatet e premtuara si nga Balluku ashtu edhe nga Rama.

Kështu, afati i përfundimit të saj ka qenë 10 muaj pas fillimit të punimeve ose data 30 shator 2021 sipas deklarimeve publike të Ballukut. Por jo vetëm që ura nuk përfundoi në afat, por kaloi edhe 30 shtatori i vitit 2022, pra një vit më pas, dhe asgjë nuk u bë.

Tashmë Paqsor Buzi kërkon edhe 300 milionë lekë të vjetra me TVSH shtesë pasi mori 1.5 milionë euro. Natyrisht Evis Berberi i ARRSH nuk ia ka bërë “fjalën dysh” dhe ia ka dhënë menjëherë shtesën e parave.

Është për të qeshur ndërkohë pasi nëse shikon tabelën e punimeve të afishuar pranë Urës së Tapizës, viti i fillimit të punimeve është fshirë jo pa qëllim. Nuk do ishte çudi që Paqsor Buzi të marrë edhe shtesa të tjera në të ardhmen për këtë urë që nuk po njeh ende përfundim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.