E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet lista e materialeve që nuk u hakeruan
Publik News

Publikohet lista e materialeve që nuk u hakeruan

Lutfi Dervishi

Hakerat iranianë, si rezultat i qëndresë tonë nuk kanë arritur të marrin:

1-Listën e 28 mijë dëshmorëve.
2-Listën e organizatës së veteranëve (për shkak të volumit të madh me informacion)
3-Emrat e anëtarëve të partive kryesore politike. (Qenia anëtarë në disa parti ka çorientuar tabelat e excel -it)
4-Listën e investitorëve strategjik.
5-Emrat e pronarëve dhe numrat e shasive të dumdumeve të tregut të Medresesë.
6- Listëpagesën e incineratorëve!
7-Listën e denoncimeve në SPAK.
8- Sasinë dhe vendnndodhjen e kazanëve të mbeturinave.
9-Menunë analitike të 100 fshatrave turistike.
10- Sasinë dhe plan shpërndarjen e pikave të karburantit në Rrugën e Kombit.
11 – Sasinë dhe dislokimin e gomisterive në autostraden Thumane-Laç
12-Sasinë dhe plan shperndarjen e varrezave të automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
13-Titujt, tekstet dhe partiturat e këngëve të bëragati për ceremonitë e inaugurimit të veprave madhështore në liste pritje.
14- Procesverbalet e mbledhjeve të Bordit të Transparencës
15- Listën me 6 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë 2022!
16- Nryshimet e pritshme n kabinetin Rama
17-Listën e kandidatëve të primareve të opozitës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.