E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largimet masive të shqiptarëve, Rama: Edhe britanikët kishin një 20-vjeçar emigrimi të vazhdueshëm
Publik News

Largimet masive të shqiptarëve, Rama: Edhe britanikët kishin një 20-vjeçar emigrimi të vazhdueshëm

I kuptoj që duan të provojnë eksperienca të reja!

Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me qytetarët në Tropojë në lidhje me largimet e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe në mënyrë ilegale.

Rama u shpreh se i kupton ata që ikin për të provuar eksperienca të reja aty ku kanë më shumë mundësi. Ai tha se edhe britanikët vetë kanë pasur një periudhë të tillë emigrimi të vazhdueshëm pas luftës së dytë botërore.

“I kuptoj ata që ikin dhe duan të provojnë eksperienca të reja aty ku mundësitë janë të shumta, Kjo është normale Nuk diskutohet., E kanë kaluar të gjitha vendet. Në intervistën që dhashë BBC thashë edhe diçka që ata e kishin prerë për arsye minutazhi. Pas luftës së dytë botërore britanikët patën një 20-vjeçar të gjatë emigrimi të vazhdueshëm.

Londra është rritur jo vetëm nga ana që shkojnë nga jashtë por edhe nga vetë britanikët që lëvizin drejt Londrës. Unë kam ardhur në Tropojë prej vitesh dhe sot është një realitet tjetër nga ajo që ishte. Këtu ka jetë, shpresë dhe mundësi. Askujt nuk do i thoja këtu është më mirë se atje. Mund të jetë më mirë këtu apo atje. Varet se çfarë arrin të bësh këtu apo atje. Unë ju them të gjithëve se cilido prej jush që ka një shtëpi në fshat këtu kudo të jetë fshati.

Sado e rrënuar të jetë shtëpia ka një pasur aty që mund ta kthejë në një biznes nga i cili mund të fitojë më shumë se ajo që do të fitonte nëse do ikte jashtë shtetit për të bërë një punë të zakonshme. Jashtë shtetit ka edhe të tjerë që bëjnë punë të këqija që sjellin punë të ardhur dhe të çojnë në fund të pusit. Unë flas për punë të zakonshme. Të hapësh një bujtinë këtu”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.