E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Tropoja i përgjigjet Berishës për protestën: ‘Nocin’ do marrin, si herët e tjera
Publik News

Rama nga Tropoja i përgjigjet Berishës për protestën: ‘Nocin’ do marrin, si herët e tjera

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës nga Tropoja në lidhje me deklaratat e tij për protestën e 12 nëntorit, ku ka kërkuar që kreu i qeverisë të dorëhiqet para kësaj date. Sipas Ramës, opozitë nuk e merr dot pushtetin, por përdori një shprehje tashmë të njohur për të “Nocin do marrin”.

Duke folur per financimet ruse, Rama tha se “paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë”.

Edi Rama: Nuk është cështja e marrjes së pushtetit se nuk kanë cfarë marrin. Si e kanë marrë më parë kanë për ta marrë prapë. Nocin domethënë, por këtu është fjala për të mbajtur në ekuilibër vendin, kombin, dinjitetin tonë.

Mund të kesh 1 mijë arsye që mos e duash fare ta shohësh me sy PS që mos duash ta shohësh me sy qeverinë e PS, mua po e po se jam e i gjatë, cështja është që asnjë nga këto arsye nuk të justifikon të shkoksh pas veglave të Kremlinit e të zhytesh në corbën e parave ruse.

Aq më tepër që paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë.

S’ka asnjë dyshim që asnjë nga këto nuk kërcënon shumicën se shumica nuk është as qeveria as grupi parlamentar, shumica janë njerëzit që nuk i hanë këto lloj lojërash.

Përtej kësaj kjo kërcënon dinjitetin tonë si komb, si popull, ne smundt ë jeminjë popull që të marrim një pamje karagjozësh ku qoftë e 20% t’u shkojnë mbrapa veglave të corbës ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.