E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza energjitike/ Meta: Rama kërcënon prodhuesit privat me taksë të jashtëzakonshme!
Lajme

Kriza energjitike/ Meta: Rama kërcënon prodhuesit privat me taksë të jashtëzakonshme!

Fitimet e tyre nuk janë marrëmendëse, por është korrupsioni i bandës në sistem

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar një formë presioni dhe kërcënimi vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit vendas të energjisë elektrike.

Në një konferencë për mediat, ai tha se prodhuesit privat ia shesin shtetit energjinë që prodhojnë, 7 herë më lirë se sa Rama e merr nga jashtë.

Kjo, sipas Metës, tregon se korrupsioni i qeverisë në sistemin energjitik është marramendës.

Meta: Kërcënimi për vendosjen e fashës energjike është një përpjekje populiste për të justifikuar pagimin e energjisë nga qytetarët sipërmarrës që ai kërkon tu vendosë taksën e jashtëzakonshme që  janë përballur me shumë problematika dhe i kanë kursyer qindra milionë shtetit.

Ata ia shesin energjinë shtetin 7 herë më lirë energjinë elektrike që prodhojnë se sa e importon Edi Rama nga jashtë. Nuk janë fitimet e tyre marramendëse, por është korrupsioni i tij dhe i bandës në sistemin e energjisë. Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit, ndaj prodhimit vendas, kemi njëkohësisht goditje të lirisë së medias, sidomos kur pasqyrojnë skandalet e qeverisë. Është momenti që qytetarët,. bizneset e ndershme që ndihen të kërcënuara nga ky sulm arbitrar dhe nga kjo politikë shantazhuese, është koha të reagojmë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.