Një vajzë 13-vjeçare ka tentuar të vetëvritet ,shkak divorci i prindërve
Vajza me inicialet E.H. ka qëndruar e ulur për disa minuta te shkallët e pallatit ku banon. Më pas, duke qëndruar aty, ajo ka nxjerrë nga xhepi një brisk që mbante me vete dhe ka prerë parakrahun e majtë duke humbur gjak. Por fatmirësisht, brenda pak sekondash, një banor i pallatit ka kaluar rastësisht dhe e ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë duke lajmëruar fillimisht familjarët e saj. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.
Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje prindërit e vajzës. Ata kanë konfirmuar se janë në proces divorci dhe vajza herë pas here u është lutur që të mos ndaheshin. Sipas burimeve, nisur nga deklarimet e tyre, ky dyshohet të ketë qenë shkaku i tentativës së vetëvrasjes së vajzës 13vjeçare. “Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim”, tha dje Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



