E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OKB-ja e shqetësuar për atë që po ndodh me Twitter, zbulohet mesazhi drejtuar miliarderit Elon Musk,
Publik News

OKB-ja e shqetësuar për atë që po ndodh me Twitter, zbulohet mesazhi drejtuar miliarderit Elon Musk,

OKB-ja i kërkon pronarit të ri të Twitter-it, miliarderit ekscentrik Elon Musk, të respektojë të drejtat e njeriut.

Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter “nuk është një fillim inkurajues”.

Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është “i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të”.

Komisionerii i Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk

Ashtu si të gjitha kompanitë Twitter-i duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet në platformën digjitale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura.

“Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta të njeriut duhet të jetë udhëzues për përdorimin dhe zhvillimin e platformës”, theksoi komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut.

“Me pak fjalë, ju bëj thirrje që të siguroni që të drejtat e njeriut të jenë me rëndësi vendimtare kritike për menaxhimin e Twitter nën udhëheqjen tuaj.”

Postimet me gjuhë urrejtjeje në Twitter në rritje

Që kur Musk bleu Twitter-in në portalin e mesazheve të shkurtra janë shtuar postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Klientë të ndryshëm që bëjnë reklama në Twitter kanë filluar  tashmë të largohen.

Musk e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Volkswagen dhe gjigandi i prodhimeve ushqimore General Mills i ndërprenë reklamat e tyre në platformën e mediave sociale Twitter. Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter i gjeneronte së fundmi më shumë se 90 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat.

Miliarderi Musk e bleu portalin e mesazheve të shkurtra për 44 miliardë dollarë dhe u bë zyrtarisht pronar i tij disa ditë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.