Berisha publikon videon e fermerëve: Më 12 nëntor jemi para Kryeministrisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një video të publikuar në rrjete sociale tregon revoltën e fermerëve të cilët shprehin dëshirën për të protestuar më 12 nëntor.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet në ‘Facebook’ se më 12 nëntor duhet t’i dalim zot bashkë të ardhmes së vendit.
Ndërsa një fermer në videon e publikuar nga Sali Berisha shprehet: Më datë 12 dua të shkoj të protestoj për katastrofën e varfërinë që na ka sjellë kjo qeveri në bujqësi. Mollët po i presim. Kemi mbjellë qepë e patate, dhe nuk shkojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



