E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë:  Do të ngrihet strukturë e posaçme për krimin kompjuterike
Publik News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Do të ngrihet strukturë e posaçme për krimin kompjuterike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paralajmëroi sot krijimin e një strukture të posaçme në policinë kriminale për krimet kompjuterike.

Rrumbullaku ishte në një konferencë për mediat së bashku me përfaqësues të policisë spanjolle dhe drejtuesin e SPAK Arben Kraja për operacionet e zhvilluara dy ditët e fundit në disa call-centera në Shqipëri.

“Krimi ai mbi baza inteligjente por jo vetëm, të gjejë shtrirje kapilare në mbarë botën.
Jemi duke punuar për të rialokuar burimet tona njerëzore, teknike dhe logjistike si dhe përshtatim strukturat.
I kemi dhënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të dedikuar.
Strukturë e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale, e shtrirë në të gjithë strukturat e drejtorisë së policisë së Shtetit. Do të shtojmë kapacitetin njerëzor”, deklaroi Rrumbullaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.