E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet sherri  me Ramën i dy deputetëve Paloka e Leskaj
Publik News

Zbardhet sherri me Ramën i dy deputetëve Paloka e Leskaj

Rama-Leskajt: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërroj

Leskaj:

E ndërrove pjatën o b…q…? Kërma e satëme”

Në fund të seancës së djeshme parlamentare kur ishte duke u votuar, kryeministri Edi Rama është përplasur verbalisht me dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Gjithçka ka nisur kur Paloka i është drejtuar Ramës duke e pyetur nëse e kishte ndërruar pjatën që kishte përpara në vendin ku qëndronte.

Kaq ka mjaftuar që Rama t’i drejtohet duke i thënë se ishte i pirë dhe nuk duhet të rrinte në sallë.

Pjesë e debatit është bërë edhe Bujar Leskaj, me të cilin kryeministri e ka vijuar debatin.

DEBATI

Paloka- Ramës: E ndërrove pjatën?

Rama: Ik pi ra ti ik, ti je i pirë.

Leskaj i afrohet Palokës

Rama: Leskaj po ti pse flet, pse ndërhyn?

Leskaj: Po ti pse bën si i fortë ti?

Rama: Unë të fola ty apo ti mua?

Leskaj: Si the, si the?

Rama: Unë të fola ty apo ti mua?

Leskaj: Unë i fola Palokës, jo ty. Për ty nuk më rruhet fare. Ti pi mall se të bën mirë.

Rama: Ik ha ndonjë kërm ik.

Leskaj: Kërma e satëme.

Rama: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërrojë. Ju jeni pa fe a pa atdhe.

Paloka i afrohet Ramës, afrohen edhe efektivët e Gardës

Paloka: O legen kujt i bën presion ti. Ty të njeh e gjithë Tirana që je legen mo. O i pafytyrë, o b.q. se këta nuk të njohin ty, por unë të njoh shumë mirë se kush je.

Rama: Ju të dy jeni tapë po ikni që këtu.

Paloka: Jemi ne tapë? Po ti e ndërrove pjatën ti? E more vizën tjetër?

Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë mo.

Rama- Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy?

Bardhi: Po ti kush je ti që jep urdhra?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.