E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktivisti i njohur ironizon Ramën në protestë: Sa herë ka shumë shqipe, sorra largohet!
Lajme

Aktivisti i njohur ironizon Ramën në protestë: Sa herë ka shumë shqipe, sorra largohet!

‘Aliballa’ të heqë dorë nga ortakëria me socialistët

 

 

 

Aktivisti Altin Goxhaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës në protestë duke thënë se kur mblidhen shqipet sorra largohet.

Ai deklaroi se Rama sot ndodhet me Soros në Paris duke bërë planin si të përzënë edhe shqiptarët që kanë mbetur akoma në Shqipëri.

“Sa herë ka shumë shqipe, ikën sorra. Sa herë bën një hap populli ata bëjnë një hap mbrapa. Duhet të vijmë gjithmonë këtu që ta përzëmë atë.

Poshtë George Soros. A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur. Në folenë e Soros në Paris bashkë me Alex Soros duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që kemi mbetur. Këtë sot e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët”, deklaroi ai.

Ai i drejtoi një mesazh kampit tjetër në Partinë Demokratike. Goxhaj deklaroi se Alibeaj duhet të heqë dorë nga ortakëria me Ramën.

“Sot i drejtohem bandës së armikut që po kujton se na kanë grabitur dhe do na përzënë edhe ne. Edhe ju keni fëmijë dhe familje. Kujtoni se do i gëzoni. Edhe juve do jua marrin. As ju nuk do i gëzoni. Kam një thirrje edhe për disa tradhtarë të tipit Ali Balla. Hiqni dorë, mblidhni mendjen, Mos u bëni tradhtorë sepse do pendoheni. Ky ortak është vetëm fillimi dhe do ju shkatërrojë. Sepse ne e dimë pa ikur Rama dhe Veremlia nuk shpëton Shqipëria”, dekaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.